“KJO ËSHTË BETEJA JUAJ PËR MAQEDONINË TONË
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një video adresimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve, siç tha ai, në protestë gjithpërfshirëse që do të mbahet më 18 qershor para Qeverisë. Mickoski akuzoi pushtetin për paaftësi për të cilën, siç tha, tani vendi regjistron inflacioni dyshifror, energji eletkrike më të shtrenjtë dhe varfëri gjithnjë e në rritje. Për këto dhe një sërë arsyesh siç tha Micksoki qytetarët pa dallim duhet ti bashkohen protestës.
”Ky adresim është në emër të VMRO-DPMNE-së, por në thelb është mbipartiake, unifikuese, jopolitike, me emocion të pastër, mesazh të qartë që duhet të tingëllojë se ka ardhur ora, që heshtja në këto kohë nuk është një opsion, se është tepruar, ndërsa kufijtë e arsyes janë tejakaluar. Është e tepërt sepse me këtë qeveri, jeta vlen më së paku, është e tepërt nga aksidentet në të cilat jetët e humbura janë vetëm statistika, pa përgjegjësi nga askush, qoftë ajo Llaskarca, spitali modular në Tetovë, apo aksidenti me autobusIN në Bullgari. Është e tepërt sepse 10 mijë miq tanë, vëllezër e motra të dikujt, të afërm fqinjë humbën jetën për shkak të koronavirusit. Është e tepërt sepse sistemi shëndetësor nuk po shembet, por është i shembur ” – deklaroi Mickoski. /KlanMacedonia/