Mickoski e takon ish-ministren Jankulloska: Padrejtësia asnjëher nuk na ka thyer

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në rrjetin e tij social facebook ka postuar një fotografi me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

“Takim i fuqishëm sa Gorde. Padrejtësia asnjëherë na ka thyer”, ka shkruar Mickoski në mbishkrimin e fotografisë.

Jankullovska në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vjet për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share