E ardhmja e Maqedonisë është në BE dhe gjatë kësaj rruge vendi bëri shumë hapa dhe lëshime që dëshmojnë përkushtimin tonë drejt së ardhmes evropiane – tha Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë adresimit në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg me moton “BE: S`ka të ardhme pa reforma”.
Maqedonia është shumë gjatë në “dhomën e pritjes” së BE-së, kurse ndarja nga Shqipëria në rrugëtimin evropian, nuk do të jetë zhgënjimi I fundit – tha Kryeministri Mickoski gjatë fjalimit në Samitin Evropian në Salzburg.
Sipas tij, Maqedonia dëshiron të jetë konstruktive, kurse si shembull përmendi propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Tani duhet të dalë para qytetarëve e të them “qytetarë të nderuar, student, sërish duhet ta ndryshojmë kushtetutën. Më falni për plagët tuaja gjatë ndryshimit të fundit të kushtetutës, por kjo është biznes. Askush nuk mund të na kuptojë dhe cfarë pyetjesh mund të marrim nga qytetarët tanë? Gjëja e parë që më bie ndërmend është “përse ta bëjmë këtë”? Çfarë bëhet me komunitetin maqedonas në Bullgari? Dhe, besoni nuk flasim për qindra, flasim për dhjetëra mijëra njerëz”
Por, Ish-Presidenti I Sllovenisë, Borut Pahor, në mënyrë të drejtpërdrejtë iu drëjtua Mickoskit, duke kërkuar që të bëjë gjithcka që Maqedonia e Veriut të lëviz drejtë anëtarësimit fuqiplotë.
BORUT PAHOR – ISH-PRESIDENT I SLLOVENISË
“Kjo ndarje midis Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është shenjë e mirë për vendin tuaj. Dhe, nuk them që atë që e bëri Bullgaria ose Qeveria e mëparshme ishte gjëja e mirë. Por, mendoj se është shumë me rëndësi për Maqedoninë. Dhe, druaj për vendin tuaj, se duhet dicka të bëhet që të vazhdojë dhe të përshpejtohet procesi. E di se është e vështirë”
Samiti i 20-të Evropian në Salzburg me moton “BE: S`ka të ardhme pa reforma”, është në organizim të Institutit të rajoneve të Evropës, Kongresit Evropian, kurse marrin pjesë 700 mysafirë.
Parashikohet që nesër Mickoski të ketë takime me Presidentin austriak, Aleksandar van der Belen dhe me shefin e diplomacisë, Aleksandar Shalenberg. /tvklan.mk