Mickoski: Duhet një marrëveshje e re për Maqedoninë

“TË RRËNOJMË MURET QË POLITIKANËT I KANË KRIJUAR MIDIS QYTETARËVE”

Vonë u kujtuan për opozitën – tani nuk na duhet një marrëveshje e re kornizë, por një marrëveshje e re për Maqedoninë, ka deklaruar për Dojçe Velen në gjuhën maqedone, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kjo deklaratë, sic njofton KlanM, vjen pasi dje Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, deklaroi se pa humbur kohë vendit I nevojitet një Marrëveshje e re Kornizë për BE, të nënshkruar nga të gjithë partitë.

Sipas Mickoskit, për këtë cështje është dashur të flitet shumë më herët.

“Për marrëveshje të re kornizë, respektivisht për konsensus të përgjithshëm, Osmani dhe Qeveria duhej ta pyesnin opozitën dhe VMRO-DPMNE-në, para se të nënshkruanin të gjitha marrëveshjet e dëmshme. Për VMRO-DPMNE-në nevoja për integrime evropiane asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje sikurse konsensusi për këtë temë. Kjo është definuar që nga formimi I partisë dhe mbetet pozicion i pandryshuar. Por, ajo që duhet, nuk është Marrëveshja e re Kornizë, por koncept i ri i unitetit respektivisht marrëveshje të re për Maqedoninë” – deklaroi Micskoski.

Çfarë do të thotë marrëveshja e re për Maqedoninë? Mickoski për Dojçe Velen rikujton se flet për konceptin e unitetit të promovuar në kongresin e fundit partiak në dhjetor të vitit të kaluar.

“Marrëveshja e re shoqërore që do ta sjellë patriotizmin e përbashkët përmes mobilizimit të secilit individ kreativ, duhet t`i rrënojë muret dhe malet që politikanët i kanë krijuar midis qytetarëve”  – tha Mickoski.

Thirrja e Osmanit për marrëveshje të re kornizë, sic percjell KlanM, vjen në kohën e mosbesimit në rritje tek opozita lidhur me veprimet dhe deklaratat e qeverisë. Gjatë periudhës së kaluar vinin deklarata optimiste nga përfaqësues të Qeverisë se do të sigurohet shumica për ndryshimet kushtetuese, si kusht për nisjen reale të negociatave me BE-në.

Mickoski disa herë ka përgënjeshtruar pohimet e këtilla duke thënë se Grupi Parlamentar dhe koalicioni I VMRO-DPMNE-së, është e pangarkuar nga kërcënime potenciale për burgje, procese të finguara politike, kurse në udhëheqësinë partiake ka kohezion. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share