Mickoski dhe Taravari i përgjigjen Ali Ahmetit

“PAKËNAQËSITË  NË DËM TË KARAKTERIT UNITAR DUHET TË MBROHEN”

Deklarata e djeshme e kreut të integristeve Ali Ahmeti se Qeveria aktuale ka legjitimitet monoetnik dhe rrezikon të ardhmen e vendit, për kryeministrin Hristian Mickoski paraqetë mënyrën demokratike që opozita të shpreh pakënaqësitë e tyre, por paralajmëroi se qeveria do të reagojë në rast se pakënaqëstë janë në dëm të karakterit unitar të shtetit. Mickoski i bëri thirrje BDI-së që të shfrytëzojnë opozitën për reforma mbrenda partiake.

“Nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar, dhe në dëm të ligjit dhe Kushtetutës, atëherë ne si qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, kuptohet. Unë çuditem si BDI, udhëheqësia e BDI-së, nuk mori mësim se është e nevojshme që ta shfrytëzojnë këtë periudhë në opozitë, që të reformohen, të freskojnë kuadrot, programin, dhe në zgjedhjet e ardhshme të ofrojnë kuadro dhe programe të reja. Çuditem se si udhëheqësia e BDI-së i ndan shqiptarët, si askush më parë në të kaluarën në Maqedoni, në shqiptarë të duhur dhe jo të duhur. Këtë po e bën udhëheqësia e BDI-së që thirret në legjitimitetin e shqiptarëve”, deklaroi Mickoski

Lidhur me deklaratat e Liderit i BDI-së Ali Ahmetit se oreksi për pushtet e ka shty VLENIN që të gabojë, u përgjigj Arben Taravari, sipas tij, oreks për pushtet ka pasur vet Ali Ahmeti pasi ka qëndruar për 22 vite në pushtet. Ai kërkoi nga BDI që të jetë një opozitë konstruktive.

“Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet është padyshim z. Ahmeti 22 vite në pushtet, unë i uroj shëndet dhe sa më i relaksuar, të jetë opozitarë i vërtet dhe konstruktiv. Tash besoj se z. Ahmeti do punoj me partinë dhe matja jonë e parë do të jetë në zgjedhjet lokale” – tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

 Ndryshe gjatë ditës së djeshme lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmeti, theksoi rëndësinë e respektimit të legjitimitetit dhe vullnetit të qytetarëve, duke i bërë thirrje qeverisë dhe faktorit politik që të mos injorojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ahmeti kritikoi vendimin e VMRO-DPMNE për të formuar qeveri me partitë humbëse shqiptare, duke deklaruar se kjo qeveri “nuk ka legjitimitet etnik.” /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share