Nëpërmjet rrjeteve sociale kreu i VMRO-DPMNE-së dhe ai i LSDM-së kanë uruar fitoren e presidentit Erdogan pas zgjedhjeve të mbajtura dje në Turqi.
“Urime Rexhep Taip Erdogan për mandatin e ri presidencial.
Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik bilateral dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe kam besim se, si më parë, do të punojmë së bashku dhe me një përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë”, shkruan Kovaçevski.
“Urime fitoren domethënëse dhe të qartë të mikut të madh të Maqedonisë, Rexhep Taip Erdogan. I uroj një mandat të suksesshëm dhe arritje të reja popullit mik turk dhe Turqisë mike”, ka shkruar Mickoski.
Theksojmë se Erdogan fitoi në raudin e dytë pasi ishte në balotazh me Kemal Kılıçdaroğlu nga opozita dhe do ta udhëheqë Turqinë edhe për pesë vite. /KlanMacedonia/