Zyrtarisht konfirmohet takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Takimi është caktuar për më 7 qershor (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11.
“Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë”, thonë nga Qeveria.