Mickoski: Bujar Osmani nuk mund të më thotë se çka mendon dhe si mendon Bullgaria

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot përmes një deklarate tha se Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas.

“Që ta komentoj Bujar Osmanin duhet që ai të ketë kredibilitet. Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas dhe të më thotë se çka mendon dhe si mendon Bullgaria. Për shkak se shumë shpesh në të kaluarën me veprimet e tij se si ministër i Jashtëm i Maqedonisë ku bashkësi shumicë është populli maqedonas në vend se të tregojë respekt bazë, ai këtë e ka huqur dhe jo vetëm që nuk e ka dëshmuar por e ka shkelur”, tha Mickoski.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share