Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin slloven, Robert Golob, ka thënë se në këtë të marte do të japin më shumë informacione për liberalzimin e vizave për Kosovën, por sipas tij po bëhet përparim në këtë aspekt
Të hënën e pesë dhjetorit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se Bashkimi Evropian(BE) do të japë më shumë informacione mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim”, ka thënë Michel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Michel ka shtuar se mund të shohin se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit.
“Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian”, ka shtuar Michel.