KOVAÇEVSKI: KA KOHË DERI TË DIELËN TË VOTOHET QEVERIA TEKNIKE
VMRO – DPMNE e ka quajtur amatorizëm politik, paralajmërimin e partive të pushtetit se, nuk vendet e opozitës në qeverinë teknike do të mbesin të zbrazëta nëse VMRO – DPMNE nuk mbështet kryeministrin teknik dhe ministrat e shumicës parlamentare. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski tha sot se, ligji për Qeveri është shumë i qartë, ku në nenin 3 thotë se, mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë të përcaktuara me ligj dhe ministra pa resorë dhe kjo duhet të respektohet nga mandatari.
“Për hir të së vërtetës, ne nga kandidati për mandatar nuk kemi dëgjuar ende deklaratë sa i përket kësaj. Dorëheqja e kryeministrit sjell edhe dorëheqjen e gjithë qeverisë, që do të thotë se, në datat që i kumtojnë si data të mundshme për dorëheqjen e kryeministrit dhe të kryeparlmanentarit, në dorëheqje është e gjithë qeveria, kështu që, propozimi për qeveri gjysmake është amatorizëm politik”, tha Nikolla Micevski.
Ndërsa, kryeministri Dimitar Kovaçevski e përsëriti sot se, qeveria teknike është obligim ligjore dhe partitë politike nga pushteti dhe opozita duhet të propozojnë kandidatë të tyre dhe të mbështesin në Kuvend.
“Sa i përket qeverisë teknike, ajo është obligim ligjor i të gjithëve të cilët kanë marrë pjesë në qeverinë teknike, ato janë parti politike nga pushteti dhe opozita, duhet fillimisht t’i propozojnë kandidatët e tyre dhe të mbështesin qeverinë në Kuvend. ka mjaftueshëm kohë që deri të dielën, të përfundojnë ato formalitete dhe të dielën të kemi votim me të cilën do të kemi qeveri teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet”, tha Dimitar Kovaçevski.
Duke komentuar paralajmërimin e VMRO-së se nuk do të mbështesë kryeministrin teknik dhe ministrat e opozitës, ai porositi se, çdokush duhet të punojë në përputhje me parimet demokratike, duke shtuar se, nuk mund të prisni që të propozoni ministra, ndërsa dikush tjetër i mbështesë ministrat tuaj./KlanMacedonia