Micevski: Absolutisht nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë

LSDM E KONSIDERON SI PËRÇARJE BRENDA GRUPIT PARLAMENTAR TË VMRO DPMNE-SË

Pas refuzimit të iniciativës për referendum nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi VMRO-DPMNE po mendon hapa të mëtejshëm në periudhën e ardhshme. Koordinatori i grupit parlamentar i kësaj partie Nikolla Micevski thotë se vendimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi ishte i gabuar dhe antikushteues. sipas tij, është për keqardhje që qytetarët nuk patën mundësinë të shprehin zërin e tyre për këtë referendum, raporton Klan M.

”Ditët e kaluara keni parë se cilat janë reagimet dhe si ka reaguar opinioni ekspert dhe qytetarët pas refuzimit të kësaj nisme. Vendim absolutisht i dëmtuar dhe antikushtetues i Talat Xhaferit, sepse ai mori përsipër detyrimin edhe të Gjykatës Kushtetuese edhe shumicës në Kuvend” – deklaroi Nikolla Micevski – Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së

Micevski thotë se partia e tij nuk është kundër përfshirjes së Bullgareve në kushtetut.

”Absolutisht nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, ne kemi shprehur qëndrimin tonë, por ka shumë gjëra në Marrëveshje që janë baza e të gjitha pretendimeve asimiluese dhe negative të një vendi fqinj ndaj nesh” – tha Micevski.

Këtë fjali, LSDM e konsideron si përçarje brenda grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së. Sipas partisë në pushtet, pasi ia kthehu shpinën Mickoskit, Danella Arsovska, tani kreu i opozitës po gjen kundërshtar edhe tek grupi parlamentar i tij.

“Deklarata e Nikolla Micevskit se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe futjes së bullgarëve, por edhe komuniteteve tjera, nënkupton një kundërshtim radikal ndaj politikave destruktive të Mickoskit. A ka dikush të drejtojë anijen që po fundoset?”, thekson LSDM-ja.

Sipas partisë në pushtet, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka qëndrim të kundërt nga Mickoski dhe përmbysje radikale të qëndrimeve të partisë opozitare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share