Emërimi i Bujar Osmanit si koordinator I Degës së BDI-së në Çair ka shkaktuar edhe reagimin e e të ahstuquajturit “Grupi I Zjarrit” në BDI. Izet Mexhiti, sic njofton KlanM, e vlerëson si vendim ad-hoc, të pajustifikueshëm, një vendim inati dhe vendim nervoze.
“Nuk ka të bëjë me cështjet e emërimeve personale, sa ka të bëjë me atë që është një akt jodemokratik, një akt që nuk përkon me statutin. Është një vendim jostatutar, jolelgjitim dhe një pozicion që nuk ekziston në programin e BDI-së. Thjesht është një vendim inati, një vendim revanshizmi që nuk kontribuon në rrugë të mirë për BDI-në, por përkundrazi e thellon ndarjen dhe përçarjen brenda BDI-së.” – ka deklaruar Izet Mexhiti.
Në statutin e BDI-së ka mënyra se si emërohet Kryetari i Degës, shprehet I prerë, Izet Mexhiti, raporton KlanM.
“Duhet të organizohet fushata, Kuvendi brenda partisë. Kjo nuk ka të bëjë me këtë. Është një vendim ad-hoc I pajustifikueshëm dhe I pakuptueshëm, nj ëvendim inati, nervoze. Në këtë mënyrë, nuk mund të zëvendësohet Kryetari i Degës. Sepse vendimi duhet të përkon me vullnetin e qytetarëve, strukturës dhe mbështetjes në terren” -thotë Izet Mexhiti.
Mexhiti, sic njofton KlanM, është prononcuar edhe për Bujar Osmanin.
“Sidomos te z.Osmani I cili nuk ka lënë resor pa u emëruar, si ekspert I shumë fushave; ekspert edhe I integrimeve, punëve të jashtme, shëndetësisë, zëdhënës partiak dhe në këtë rast I ngarkuaur në një çështje ku tërë partia duhet të involvohet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe përmirësimit të raporteve me Bullgarinë. Në këtë situatë t`i len këto dhe të vjen e të merret me strukturën, të cilën nuk e ka për qejfi, për shkak se vërejtjet kryesore janë se këto funksionarë brenda 3 – 5 viteve e kanë vështirë qasjen në Çair” – thotë Mexhiti.