Mexhiti zbulon ditën kur në zyrën e Presidentit është negociuar rikthimi i Gruevskit!

Nuk është e vërtetë që dikush nga opozita i ka kërkuar Presidentit të vendit, Stevo Pendarovski që të amnistohet Nikolla Gruevski. Këtë sipas Mexhitit e kanë bërë nga partitë e pushtetit.

“Edhe ne edhe zoti Pendarovski, po edhe ata që kanë kërkuar e dinë dhe kjo do të dalë në shesh”, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se ai dhe opozita shqiptare kanë fakte se kush ka qenë në takimin tek Pendarovski për ta negociuar rikthimin e Gruevskit, duke e përmendur edhe ditën se kur ka ndodhur ky takim.

“Nuk është pak që ta konfirmojë presidenti i vendit. ka qenë në Ditën e Evropës në zyrën e tij takimi. Pra, nuk flasim përmendësh”, tha Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share