Izet Mexhiti përmes një statusi shkruan se po niset një kapitull i ri në politikën shqiptare në RMV.
”Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit. Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej! Ndryshimi ia VLEN” – shkruan Izet Mexhiti. /tvklan.mk/