Mexhiti: Shtëpia е Shëndetit në Kumanovë ka marrë kushte bashkëkohore të punës që do të përmirësojnë cilësinë e kujdesit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku ka përfunduar procesi i rinovimit, me qëllim të ofrimit të kushteve bashkëkohore të punës që i meritojnë pacientët dhe punonjësit shëndetësorë.
“Jam sot në Kumanovë, ku janë bërë disa rinovime. Janë ndërruar dritaret, është vendosur ngrohja qendrore, ambulanca dhe reparti i fëmijëve janë pajisur me mobilje të reja, klinika dentare ka karrige të reja pune. Janë ndërruar edhe kulmet e klinikës “Tode Mendol”, e cila është pjesë e Shtëpisë të Shëndetit në Kumanovë” – tha Mexhiti.
Gjatë vizitës, Mexhiti informoi se Shtëpia e  Shëndetit është pajisur edhe me aparate të reja EKG, audiometër dhe aparat skriningu okulistik që do të përdoret për të kontrolluar aftësinë e të shikuarit për kandidatët për patentë shoferi, punësim, edukim dhe ekzaminime sistematike.
Procesi i rinovimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor që ofron ISHP Shtëpia e Shëndetit, Kumanovë, ka zgjatur një vit dhe investimi është mbi 11,3 milionë denarë” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share