Sot në hapjen e zyrave të përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim, Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti informoi se këtij fronti nga sot iu është shtuar edhe një parti tjetër shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, programi zgjedhor tashmë bëhet bashkë, zyra është e përbashkët, fushata do të jetë e përbashkët dhe në listat zgjedhore të këtij koalicioni do të ketë anëtarë të Vetëvendosjes./KlanMacedonia