Mexhiti: Përfaqësuesit e BDI-së në ekzekutiv nuk po i realizojmë premtimet

NGA 170 PREMTIME PARAZGJEDHORE, VETËM 2 TË REALIZUARA

Grupi i pakënaqur brenda BDI-së i udhëhequr nga Mexhiti, Xhaferi dhe Bejta edhe një herë drejtoi gishtin drejt përfaqësueseve në ekzekutiv nga partia e tyre. Kësaj radhe, thonë i kanë informuar se më nuk do të ketë debat brenda-partiak për llogaridhënie.

”Për fat të keq me gjithë insistimin tonë, pas dy mbledhjeve u ndërpre mbledhja në Kryesi. U informuam se nuk do të mblidhet më kryesia për këto tema. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për zgjedhjet në vitin 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim” – tha Izet Mexhiti.

E pasi morën lajmin se më nuk do të debatohet për realizimin e programit zgjedhor, ankesat e tyre i shpalosën publikisht. Gishtin e kishin të drejtuar kah Grubi dhe Osmani, duke i cilësuar si fajtorë kryesorë për mosrealizimin e premtimeve parazgjedhore, por nuk janë të kënaqur as nga puna e përfaqësuesve tjerë në ekzekutiv.

”Nga këto 170 zotime, mund të shohim në sllajdin e dytë ku vetëm 2 nga ato 170 janë të realizuara plotësisht dhe 5 janë të realizuara pjesërisht. Ndërsa të tjerat janë të harruara nga ekzekutivi i BDI-së” – tha Izet Mexhiti.

Edhe pse të pakënaqur nga puna, edhe pse i kanë numrat për ti shkarkuar që të dy ministrat, këtë nuk duan ta bëjnë sepse janë të kënaqur nga orientimi strategjik i Qeverisë.

”Nuk ka aspak dilemë rreth orientimeve strategjike të shtetit dhe Qeverisë. Ne jemi ata që kontribuuam edhe drejtpërdrejtë që Maqedonia të merr këtë kahje, pra të ec drejt integrimeve evropiane.  Ne nuk jemi për çfarëdo zgjidhje. Ne po shfrytëzojmë mekanizmat demokratik, pra debat demokratik, qoftë edhe publik dhe transparent, fillimisht për të mirën e BDI-së si subjekt i rëndësishëm i shqiptarëve por edhe të mirën e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk jemi të interesuar për akrobacione” – tha Izet Mexhiti.

Beteja politike mes grupit të pakënaqur të BDI-së ku bëjnë pjesë ish funksionarë të lartë të kësaj partie kundër funksionarëve aktual po zhvillohet tanimë disa muaj, por nga kjo beteje deri më tani nuk ka asgjë lëvizje konkrete nga Reçica e vogël. E edhe vet Izet Mexhiti me një fjali e shpjegon se ky debat duhet të shihet si paraqitje normale në një subjekt politike.

”Mirë bre nuk është bë kiameti” – deklaroi Mexhiti. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share