Mexhiti për REL: “Balancuesi” zëvendësohet me ligj të ri, ndërsa ligji për “branitellat” s’është prioritet! Petrovska: Mickoski të përgjigjet nëse pajtohet me qëndrimin e Mexhitit!

MEXHITI PËR REL: “BALANCUESI” ZËVENDËSOHET ME LIGJ TË RI – LIGJI PËR “BRANITELLAT” S`ËSHTË PRIORITET!

PETROVSKA: MICKOSKI TË PËRGJIGJET NËSE PAJTOHET ME QËNDRIMIN E MEXHITIT!

Duhet të gjejmë mënyrë që evidenca e përkatësisë etnike të mos bie ndesh me privatësinë para se të miratohet Ligji I ri për përfaqësim të drejtë – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Zv/Kryeministri Izet Mexhiti. Ai është zotuar se Ligji për “branitellat” do të mbetet I bllokuar në Komision, teksa ka konfirmuar se Drejtori i ri I MEPSO-s është familjar I afërt I tij.

“Balancuesi” është jashtë funksionit. Kemi marrëveshje politike që kjo të rregullohet me Ligjin për përfaqësim të drejtë – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Zv/Kryeministri Izet Mexhiti.

IZET MEXHITI – ZV/KRYEMINISTËR

“Nëse duhet të punësohet Maqedonasi, po, do të punësohet, por më cilësori. Nëse duhet të punësohet Shqiptari, të jetë më I miri, më I arsimuari dhe nesër pasnesër më mirë do t`u shërbejë qytetarëve. Kemi harmonizim në nivel të Qeverisë për ligj të këtillë dhe mendoj se është më mirë për vendin. Vetëm duhet të gjejmë mënyrë që të ketë evidencë të përkatësisë etnike në administratë pa u ndesh me privatësinë e informatave”

Duke u prononcuar rreth Ligjit për “branitella”, Mexhiti thotë se kanë qëndrim përfundimtar se kjo nuk është e mirë për proceset në vend dhe nuk është në mesin e prioriteteve, duke shpresuar që të mbetet I bllokuar në Komisionin amë.

IZET MEXHITI – ZV/KRYEMINISTËR

Dilema dhe pyetja është se pse LSDM-ja, e cila deri dje luftonte me një koncept qytetar, që arriti rezultate me votat e shqiptarëve, ka në strukturat e saj anëtarë të shquar shqiptarë, pse nuk bëri asgjë për këtë sa ishte në pushtet në tetë vitet e fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë një propozim për “branitennalt”? Mendoj se kjo është një politikë e përditshme dhe i shërben qëllimit të destabilizimit të proceseve dhe shtetit. Pra, janë në sinkron me BDI-në, vetëm që të mos përgjigjen.

Ndaj kësaj deklarate të Mexhitit ka reaguar Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska. Ajo në një deklaratë për TV 21 ka kërkuar nga Kryeministri Mickoski të përgjigjet nëse qëndrimi i Mexhitit se Ligji për “branitellat” do të mbetet I bllokuar, është edhe qëndrim I koalicionit qeveritar.

SLAVJANKA PETROVSKA – LSDM

“Duke marrë parasysh se Kryeministri Mickoski deklaroi se qëndron pas “branitellave” pres që me kapacitettin politik dhe autoritetin që ka, si dikush që ka fituar 500.000 vota në zgjedhjet e fundit, të mundësojë miratimin e Ligjit. Kjo çështje nuk guxon të jetë temë e bartjes së përgjegjësive, port ë miratimit të vendimeve politike. Kryeministri Mickoski të përgjigjet nëse ky qëndrim I Mexhitit, është edhe qëndrim i koalicionit qeveritar”

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Mexhiti ka paralajmëruar shfuqizimin e shpejtë të kazinove-online.

Nga ana tjetër ka mohuar se ka bashkëpunim sekret me BDI-në duke pohuar se deputetë të opozitës do të jenë pjesë e qeverisë.

Ndërkaq, Zv/Kryeministri Mexhiti ka pranuar se Drejtori i ri I MEPSO-s është familjar I afërt I tij, duke pohuar se Burim Latifi ka qenë një ndër themeluesit e Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e strukturave të rëndësishme të gjeneratës së re, por ka mohuar akuzat tjera të opozitës. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share