“HABIT DEKLARATA E AHMETIT – SI MUND TA BËJË KËTË NDAJ DJEMVE TË VET”
Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe njëri nga krerët e Grupit të zjarrit në emisioni e mbrëmshëm Klan Debat shprehet i habitur me tubimin e BDI-së në çair. Sipas tij në këtë tubim BDI kish mbledhur njerëz nga e gjithë Maqedonia. Deklarat e z. Ahmeti për të ishin të pa pritura, pasi sipas tij, kështu deklarata Ahmeti nuk ka dhënë as ndaj kundërshtareve të tij.
Tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në Çair Izet Mexhiti e quajti një tubim qendror të Artanistëve, sipas tij, në këtë tubim ishin mbledhur njerëz nga e gjithë Maqedonia, Mexhiti në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat tha se kish gjithçka aty por vetëm Çair jo.
”Mendoj që kjo është një tubim qendror i Artanistave sepse këtu gjithçka ka por Çair s’ka”, kanë bartë prej krejt maqedonisë. Kanë bërë presion dri te administrata” – tha Izet Mexhiti.
Duke komentuar deklaratat e Artan Grubit dhe Ali Ahmetit që trenit dhe uraganit nuk i dilet përpara Izet Mexhiti shprehet i habitur, duke theksuar se kreu i BDI-së kështu deklaratash nuk ka bërë as ndaj kundërshtarëve më të mëdhenj.
”Edhe ne që kemi jetuar me BDI kështu deklarata z. Ahmeti nuk ka bërë as mekundër Menduh Thaçit. Mendoj që nuk i shërben për të mirë kjo, as Ahmetit as BDI-së. Ku shkon me këtë Z. Ahmeti kundër djemve të vet që i kanë shërby 20 vite” – tha Mexhiti.
“Rrenë e kulluar” e cilësoi Izet Mexhiti shtrirjen e dorës së pajtimit nga ana e Artan Grubit. Sipas Mexhitit, Grubi as vet nuk e beson atë çka e thotë.
”Shkurt e shqip G. Grubi as vet nuk i beson asaj që flet. Në njërën anë shtrohet dora e zgjatur e tjetrën shkarkohen funksionar të grupit të zjarritk. Kjo më së miri tregon” – tha Izet Mexhiti.
Në pyetjen se si do veproj më tej, dhe çfarë nëse përjashtohen nga partia, Mexhiti shprehet skeptik për përjashtimin e mundshëm të tyre sepse kjo, sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë në BDI, por shprehet i bindur se betejen do ta vazhdojnë me argumente. /KlanMacedonia/