Ministri i Shëndetësisë , Fatmir Mexhiti sot mori pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Hematologjisë, i cili mblodhi së bashku ekspertët më të mëdhenj të kësaj fushe në Evropë.
Kongresi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe risi në fushën e hematologjisë, trajtimit të sëmundjeve hematologjike, si dhe ka hapur derën për nxitjen e bashkëpunimit midis ekspertëve vendas dhe të huaj.
“Klinika e hematologjisë ndër vite ka krijuar një ekip që monitoron progresin në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve hematologjike. Më vjen mirë që në këtë Klinikë ka shumë mjekë të rinj, hematologë të rinj, zhvillimin profesional të të cilëve do ta mbështes gjithmonë dhe si Ministri e Shëndetësisë do t ‘i ndihmojmë ata të ndërtojnë një karrierë të suksesshme këtu në Klinikën tonë, “– tha Fatmir Mexhiti.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se po bëhen përpjekje intensive për përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore publike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe kushteve të punës së punonjësve shëndetësorë.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën e Hematologjisë u instalua një citometër i ri i rrjedhës, i cili përmirësoi dhe përditësoi punën e Klinikës. Gjithashtu, laboratori për analiza imunologjike i Klinikës, i cili është i vetmi në vendin tonë, diagnostikon dhe monitoron efektet e terapisë dhe transplantimit të pacientëve me sëmundje hematologjike malinje.”- theksoi Mexhiti.
Mexhiti theksoi se investimet në të gjitha segmentet e shëndetësisë janë prioritet kryesor, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ndërtojë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetar