Mexhiti: “Mjeku Tik-Toker” – Ka pasur njoftime paraprake, kanë munguar dëshmitë!

“Tash e tutje në MSH punët nuk do të shkojnë në këtë mënyrë”

Rasti me anesteziologun nga Tetova, si asnjëherë më parë ka alarmuar institucionet. Urgjentisht është sanksionuar mjeku dhe është në paraburgim – ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, siç percjell KlanM, duke shtuar se më këtë rast do të veprohet edhe më tej në bazë të raportit nga Oda e Mjekëve.

“Në korniza ligjore, ai shtatë vite do të jetë pa licensë, derisa përfundon procedura gjyqësore. Kur të përfundojë ka mundësi që përjetësisht të mbetet pa licensën”, tha Fatmir Mexhiti.

Ministri Mexhiti në takim me gazetarët, siç njofton KlanM, theksoi se edhe ai kishte marrë informacione të pakonfirmuara për sjellje të pandërgjegjshme të mjekut, por se nuk ka pasur asgjë me shkrim dhe nuk është ngritur asnjë procedurë qoftë edhe disiplinore.

“Tash e tutje në MSH dhe me ekipin tim punët nuk do të vazhdojnë në këtë mënyrë. Do të zgjidhen në moment dhe ashpër do të sanksionohen. Ish-Drejtori organizativ nuk ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja dhe s`ka pasur marrëdhënie pune. Menjëherë e shkarkova. Sot ose nesër do të ketë Drejtor të ri organizativ”, tha Fatmir Mexhiti.

Ndryshe, siç njofton KlanM, Prokurori i Gjykatës së Nderit të Odës së Mjekëve ka dorëzuar akuzë ndaj mjekut 43-vjeçar Valon Dervishi për shkak të marrjes së përkohshme të licensës së punës – deklaroi dje Kryetarja e Odës së Mjekëve, duke shtuar se dënimi maksimal për marrjen e licensës është 7 vjet.

Ajo ka shtuar se pas skadimit të afateve minimale kohore, që parashihen në këtë procedurë, Gjykata e Nderit do të mblidhet për të miratuar vendimin final./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share