Mexhiti: Mbi 1000 receta për terapi kronike të përshkruara në një ditë, reforma po funksionon shkëlqyeshëm

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti vizitoi sot poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, ku bisedoi me një pjesë të mjekëve të familjes dhe me pacientë, lidhur me avantazhet e masës së re të reformës në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP). Në kuadër të vizitës, Mexhiti vizitoi edhe repartin intern të Poliklinikës ku avantazhet e reformës së re janë më të dukshme.

“Procesi i punës me pacientët të cilëve u përshkruhet terapi kronike nuk është aspak e komplikuar, udhëzimet qartë të shkruara në shtigjet klinike e bëjnë më të lehtë për mjekët e familjes, ndaj kemi një fillim të shkëlqyer të reformës. Dje, sipas të dhënave nga “Termini Im”, 506 pacientë kanë marrë terapi për sëmundjen e tyre kronike nga mjeku i familjes. Janë përshkruar 1,073 barna.

Me këtë masë reforme, e cila bëri të mundur që terapia e përshkruar nga specialistët të përshkruhet tani nga mjekët e familjes, bëmë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë” – tha ministri Mexhiti.

Në pyetjen rreth parkingjeve në klinikën Shkupit, Mexhiti u përgjigj duke thënë se kam fat ashtu siç e kam emrin Fatmir, përfundoi kontrata me Qytetin e Shkupit për parkingjet, por ende priten afate ligjore për fillimin e ndërtimit të parkingjet në Klinikën e Shkupit

Me masën e re të reformës, pacientët me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të tiroides dhe hipertension nuk kanë pse të shkojnë në Klinikë për të vazhduar ose përshkruar terapi kronike, ata mund ta bëjnë këtë tek mjeku i familjes që e kanë prej kohësh. Përparësitë e kësaj mase janë se pacientët nuk janë të ekspozuar ndaj shpenzimeve, ata mund të marrin terapi për sëmundjen e tyre kronike tek mjeku i familjes, në vendin ku ata jetojnë. Kjo masë reforme forcon rolin dhe rëndësinë e mjekëve të familjes në sistemin shëndetësor. Reformat në KSHP lehtësojnë barrën administrative dhe gjithashtu zvogëlojnë presionin mbi kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar.” – thuhet në kumtesën e MSH-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share