Mexhiti: Laparoskop i ri për spitalin e Gostivarit, po avancojmë specialitetin e urologjisë në institucion

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar me rastin e blerjes së laparoskopit të ri për repartin e urologjisë.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Sot po vizitojmë Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit me rastin e blerjes së laparoskopit të ri për repartin e urologjisë. Për herë të parë në fushën e urologjisë do të kryhen intervenime laparoskopike në këtë spital dhe nuk do të ketë nevojë që pacientët të shkojnë në Shkup për këtë lloj ndërhyrje.

Pajisjet laparoskopike dhe endoskopike janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 10,5 milionë denarë.

Me këtë investim përmirësohet ndjeshëm specialiteti i urologjisë në këtë spital, si dhe zgjerohet gama e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në institucion.

Dëshiroj të theksoj se në periudhën e kaluar kemi blerë edhe aparat mobil rentgeni me C-arm me detektor digjital në vlerë të përgjithshme prej 7,7 milionë denarë.

Këto investime, janë tregues i përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve për trajtimin e pacientëve në institucion dhe me këtë dinamikë ne vazhdojmë të bëjmë investime të reja edhe në periudhën që vjen.“, thekson Mexhiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share