Mexhiti: Klinika kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” mori aparatin bashkëkohor të litotripsisë dhe aparatin e ri mamografik

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” me rastin e promovimit të aparaturës së re – aparatit bashkëkohor të litotripsisë dhe aparatit të ri mamografik me tomosintezë dhe biopsi stereotaktike të gjirit.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Arsyeja e vizitës së sotme në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” është promovimi i aparaturave të reja.

Në repartin e urologjisë janë pajisur hapësira të posaçme dhe për herë të parë në institucion është instaluar aparat i ri bashkëkohor litotripsie në vlerë totale prej 42 milionë denarë.

Jemi duke futur patologji që deri më tani nuk mund të trajtohej në këtë institucion dhe me këtë po zgjerohet spektri i procedurave që mund t’u ofrojmë pacientëve.

Bëhet fjalë për aparat për litotripsi ekstrakorporale, me procedurë minimale invazive për thyerjen e gurëve në veshka dhe në traktin urinar.

Pritet që çdo vit të trajtohen qindra pacientë me këtë patologji, të cilët pas ndërhyrjes do të qëndrojnë të shtruar në spital vetëm një ditë, ose do të lëshohen në të njëjtën ditë, gjë që është një përfitim i madh për pacientët dhe sigurisht edhe për institucionin shëndetësor.

Gjithashtu, sot po promovojmë aparatin e ri të mamografisë me tomosintezë dhe biopsi stereotaktike të gjirit, të instaluar në repartin e ri radiodiagnostik ku kemi dy kabinete gjiri. Është instaluar doppler i ri me ultratinguj echo kolor për ECHO gjiri, i cili do të mundësojë kryerjen e mamografisë dhe ECHO të gjirit në të njëjtën kohë.

Përdorimi i tomosintezës si një mjet ndihmës në skrining, rrit shkallët e zbulimit të ndryshimeve kanceroze, duke përmirësuar kështu efikasitetin e programeve të skriningut të kancerit të gjirit.

Shfrytëzoj rastin, të kujtoj se programi kombëtar i skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, vazhdon edhe këtë vit“, thekson Mexhiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share