Mexhiti: Kërkesat e Mickoskit, tentim për të amortizuar ndryshimin e qëndrimit të partisë kundrejt ndryshimeve kushtetuese

Gazetari Zekirja Mexhiti në 99 Minuta duke folur për takimin e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, u ndal tek opsionet qç VMRO po i nxjerr në opinion pas takimit.

Këtë, Mexhiti e cilëson si reterim nga qëndrimet e forta “kundër”, që kjo parti i ka pasur tashmë një vit e gjysmë kundretj ndryshimeve kushtetuese.

“Kërkesat apo opsionet e Mickoskit në takimin e liderëve, i shoh më shumë si tentim për të amortizuar atë ndryshim të qëndrimit të vet partisë së tij, pasi gjithnjë e më shumë, duke marrë parasysh edhe deklarimet e shumicës parlamentare, që thonë se në grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka deputetë që do të votojnë ndryshimet kushtetuese, që janë deputetë që e duan më shumë të ardhmen evropiane të vendit sesa izolimin e kthimin pas. Mendoj se Mickoski ka filluar në këtë drejtim të amortizojë këto pakënaqësi apo edhe për të dalë nga situata”, tha mes tjerash Zekirja Mexhiti në 99 Minuta.

Sipas Mexhitit, kërkesa e VMRO-së për dalje të BDI-së nga qeveria është e çuditshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share