Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në pyetjen se a do të jetë kandidat i opozitës shqiptare për president të RMV-së, ai tha se ende nuk kanë biseduar për këtë temë me partnerët e opozitës.
Mexhiti tha se siguron që kushdo që do të jetë kandidat, do të ketë rol unifikues.
“Nuk kemi biseduar as për emër, dmth a do të jenë brenda subjekteve, por prej tash e them se me shumë gjasë do të jetë president i cili edhe më shumë të unifikojë dhe do të jetë alternativë serioze që do të bëjë garë serioze dhe do të jetë faktor kyç në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pra këtu nuk flasim për…që duhet të jetë ndonjë nga ne”, tha Mexhiti.