Mexhiti: Javën e ardhshme ilaçi Trikafta te pacientët, një tjetër premtim i realizuar

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka njoftuar sot se javën e ardhshme pacientëve do t’u jepet ilaçi Trikafta.

“Më duhet të them se pjesa më e madhe e opinuomit, përfshirë edhe mediat, ishin skeptikë se do të bëhet furnizimi me Trikafta, ja po ju njoftoj se Trikafta do të arrije javën e ardhshme. Ilaçi do t’u jepet pacientëve, atyre 12 pacientëve që i kishim kur erdha unë si ministër i Shëndetësisë, për ta do të ketë edhe për dy muaj dhe do ta vazhdojmë, kjo do të thotë që terapia do të jetë në dispozicion sigurt deri në prill, kurse për pacientët e tjerë do t’i përfshijmë sipas të gjitha kritereve të dhëna nga ekspertët e klinikës së fëmijëve.

Ajo që flisnim në atë kohë është realitet dhe kështu do të veprojmë. Deri vitin e ardhëshëm, edhe në vitin 2024 dhe 2025, me informacion në Qeveri e dini se kanë kaluar 854 milionë denarë, e kemi mbuluar në mënyrë sistematike jo vetëm këtë problem, por të gjitha implikimet problematike që do të shfaqen në shëndetësi”, tha Mexhiti.

Në pyetjen se pse ilaçi Trikafta është më i shtrenjtë për 250 mijë denarë për pacient, ministri theksoi se informatat nuk janë të vërteta dhe se si Ministri e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe furnizimet publike, i është dhënë pëlqimi Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve të realizojnë gjithë prokurimin për ta fituar në kohë, të jetë me urgjencë dhe më i shpejtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share