Mexhiti: Është vendosur akseleratori në Klinikën e Onkologjisë, një tjetër premtim i realizuar

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, informoi se të premten, më 22 dhjetor 2023, ka përfunduar instalimi i akseleratorit linear në Klinikën e Onkologjisë.
“Në Klinikën e Onkologjisë është vendosur akseleratori, realizuam edhe një premtim tjetër. Nga prodhuesi dhe fizikanët përgjegjës në objekt u nënshkrua Final Acceptance Certificate – një dokument që konfirmon se pajisja mjekësore ishte instaluar në përputhje të plotë me të gjitha specifikimet e projektit, është montuar dhe instaluar duke ndjekur të gjitha udhëzimet dhe kërkesat teknike sipas prodhuesit Varian Medical Systems. Në periudhën në vijim pritet të futet në punë dhe të fillohet terapia me rrezatim për pacientët”, thotë Mexhiti.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share