Mexhiti: Është hapur reparti onkologjik dhe është rinovuar reparti i radiologjisë në spitalin e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot kanë bërë një vizitë pune në Spitalin klinik në Tetovë. Qëllimi i vizitës ishte hapja e repartit të onkologjisë, si dhe promovimi i repartit të rinovuar të radiologjisë dhe sallës së konferencave.
Ministri Mexhiti theksoi se brenda institucionit deri më tani ka funksionuar vetëm klinika e onkologjisë dhe si risi me repartin e ri përpiqemi që të lehtësojmë rradhët e gjata të pritjeve dhe frekuentimin e lartë të pacientëve në Klinikën e Onkologjisë.
“Përveç përmirësimit të infrastrukturës, spitali është i pajisur edhe me dy aparate rentgeni dhe një mamografi me mundësi stereotaksi dhe densitometri, të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Fatmir Mexhiti.
Ai theksoi se si ministër i Shëndetësisë dhe mjek shumëvjeçar, së bashku me ekipin janë fokusuar në përmirësimin e kushteve spitalore të pacientëve me dhoma krejtësisht të reja të pajisura dhe pajisje bashkëkohore mjekësore.
“Me këtë krijojmë kushte të përshtatshme edhe për punën e stafit shëndetësor, të cilët me përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre ndër vite kanë treguar se janë plotësisht të përkushtuar në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve. I shpreh mirënjohje drejtorit, dr. Ilir Demiri, për menaxhimin e shkëlqyer të objektit shëndetësor, për investimin në përmirësimin e kushteve të punës dhe qëndrimit në spital, si dhe për investimin në personelit mjekësor”, tha Mexhiti.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share