SHPERBËRJA E KËSHILLIT GJYQËSOR DHE TË PROKURORËVE
Paralajmërimi i Mickoskit për Shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve për Izet Mexhitin siç duket nuk është ide e gabuae, Mexhiti vlerëson se duhet bërë gjithçka për tu kthyer shteti ligjor.
Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurove e cila u propozua nga kryeministri Hristian Mickoski e që ngjalli reagime edhe të faktorit ndërkombëtar në vend, për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti duhet bërë gjithçka që të kthehet shteti ligjor. Mexhiti nuk komenti nëse ideja e kryeministrit Mickoski është e mirë apo e gabuar.
“Edhe faktori ndërkombëtar edhe opinioni edhe ekspertët kanë konstatuar se në RMV vitëve të fundit ka pasur epidemi të korrupsionit dje fatëeqësish me përjashtime edhe gjyqësia ka qenë në funkson të kësaj, prandaj edhe qytetarët kanë humbur besimin dhe vetën 3% i besojnë gjyqësisë dhe prokurorisë në këtë vend, prandaj bashkë me partnerët tanë në qeveri dhe ato strategjik dëgjojmë formën më të mirë në gjyqësi për ta kthy shtetin ligjor” – tha Mexhiti.
Ndërkaq, sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal Mexhiti vlerson se ishin shembulli më i keq i mundshëm për vendin, nga i cili fituan disa funksionar që i ikën përgjegjësisë. Mexhiti theksoi se do bëjnë çmos që të kthehet shteti ligjor
“Mendoj se ndryshimet në Kodin Penal ishin në funksion të disa funksionereve në të kaluarën që ikin nga shteti që i ikën gjyqësisë ishte një shembull shumë i keq, dhe do mendojmë seriozishtë për ta kthy shtetin ligjor dhe për ti bërë ndryshimet e nevojshme që kush ka thyer ligjin të përgjigjet para drejtësisë” – tha Mexhiti.
Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shpërbërjen e përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve dhe reformim në pjesën e zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të tij.
Ndaj vendimit të Mickoskit reaguan amabasadorët e BE-së dhe SHBA-ve të cilët paralamërimin e Mickoskit e vlerësuan si ndërhyrje diskrecionale në pavarësinë e gjyqësorit. Kërkesat e tyre kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësorë, Mickoski i cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme.