Mexhiti: Do të zgjerojmë listën e barnave pas 13 vitesh

Pas vitesh pritje, zgjerimi i listës së barnave përfundimisht do të zgjerohet, këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Mexhiti thekson se një komision ekspertësh është krijuar për të lehtësuar procesin. Kompanitë farmaceutike tani mund të paraqesin propozime që barnat e tyre të përfshihen në listën pozitive, që do të thotë se Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë koston e këtyre barnave. Komisioni, i cili mblidhet dy herë në muaj, përbëhet nga zyrtarë të Fondit Shëndetësor, MALMED dhe mjekë specialistë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se pas kontrolleve, diku për 50 për qind është ulur numri i pritjeve për termine shëndetësore.

“Kjo lista e pritjeve ka ra numri, nuk pritet si më parë, diku 50 për qind e kemi lehtësuar këtë pritje. Kohë pas kohe e dini si është mentaliteti këtu, pak po mos të ketë kontrolle prap ngritet numri, por ne jemi syçelur”, tha Mexhiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share