Prej ditës së sotme deputetja Merita Koxhaxhiku dhe Izet Mexhiti kanë njoftuar se do të veprojnë si deputetë të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe këhtu shkëputen edhe në Kuvend nga BDI-ja.
“Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së se do të veprojmë si deputetë të pavarur. Ju ftojmë gjithve pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes së re në ardhje që të bëheni pjesë e ndryshimit të madh, pjesë e fillimit të ri!”, shkruan Izet Mexhiti.