“Cështja Grubi është mbyllur’ – tha Zv/Kryeministri Izet Mexhiti. Sipas tij, askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të përballet me drejtësinë.
Me këtë cështje, sipas Mexhitit, duhet të merret MPB-ja dhe gjyqësori.
“Mendoj që qeveria e ka bërë të veten, po kthehet ne shtet ligjor që askush nuk është mbi ligjin dhe sa i përket politikës, çështja Grubi është e mbyllur. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me këtë cështje”, tha Mexhiti.
Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE pretendojnë se LSDM-ja ka qenë në njohuri për krimet e Grubit, por kanë heshtur që të mos dështojë Qeveria.
“Kur VMRO-DPMNE fliste se LSDM-ja është shërbëtor I BDI-së, mendonte pikërisht për këtë. LSDM-ja heshti dhe lejuan krimin e Grubit, që I njëjti mos të hidhërohet dhe BDI-ja të mos del nga koalicioni. LSDM-ja dhe Filipçe duhet të dalin para qytetarëve dhe të kërkojnë falje për Grubin”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë edhe Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkoski, edhe një herë i ka bërë thirrje Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë. Ai nuk deshi të spekulojë se ku ndodhet Grubi por është shprehur i kënaqur për masat ndaj policit kufitar që ka lëshuar Grubin të kalojë kufirin në Bllacë. Toshkovski gjithashtu ka përshëndet vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi duke u bërë thirrje integristëve që të distancohen, sic thotë, edhe nga kriminelët tjerë.