Duke iu përgjigjur akuzave të partive në pushtet, sipas të cilave partitë e frontit opozitar janë satelitë të VMRO-së, Izet Mexhiti i mohoi si të pavërteta të njejtat. Sipas tij, ata që akuzojnë opozitën, janë vetë të zhytur në bashkëpunim me Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin. Mexhiti në një moment bëri të ditur se ata që akuzojnë opozitën sot, e kanë ndihmuar Gruevskin të arratiset në Hungari, ndërsa Mijallkovit ia kanë hequr 20 vite burg me ndryshimet e fundit në Kodin Penal.
“Opozita shqiptare, për dallim nga të tjerët që janë në qeveri, nuk flasim për lista të përbashkëta. Ne jemi bazuar tek qytetari shqiptar, tek votat shqiptare. Ne do dalim fitues, do bëjmë ndryshimin tek shqiptarët dhe madnej do shohim si qëndron terreni tek kampi maqedonas. Aty nuk vendosim ne, mirëpo ne e kemi thënë se kemi vija të kuqe për qeverisjen e ardhshme. Nuk hyjmë me çdo kusht në qeveri, nëse ajo qeveri fillimisht nuk nis me ndryshimet kushtetuese me procesin integrues”, tha mes tjerash Izet Mexhiti./KlanMacedonia