Mexhiti: Aparat i ri dixhital me rreze X për Institutin e Radiologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka vizituar sot Institutin Universitar për Radiologji, me rastin e aparatit të ri dixhital me rreze X për imazhe dinamike fluoroskopike dhe radiografike të fëmijëve në këtë institucion.
Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:
„Sot po vizitojmë Institutin e Radiologjisë, me rastin e aparatit të ri Dixhital me rreze X për imazhe dinamike fluoroskopike dhe radiografike të fëmijëve në këtë institucion.
Është instaluar dhe përfunduar trajnimi teknik për përdorimin e aparatit. Është blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë të përgjithshme prej 23 milionë denarë.
Aparati me rreze X është i nevojshëm për pacientët më të rinj dhe veçanërisht i rëndësishëm për diagnostikimin. Një aparat i ngjashëm si ky ka ekzistuar edhe më parë, ku mesatarisht janë kryer rreth 3000 ekzaminime për popullsinë më të re 0-14 vjeç.
Institucioni ka marrë edhe mamografi me tomografi dhe biopsi stereotaksike, si dhe eko aparat me elastografi, të cilat janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo tregon se ne kujdesemi për parandalimin dhe zbulimin të hershëm e këtij lloji të sëmundjes malinje.
Ne do vazhdojmë me investime në pajisje edhe në periudhën në vijim, duke u kujdesur për modernizimin dhe rinovimin e vazhdueshëm të saj“, thekson Mexhiti.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share