Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Tv21 tha se procesi i rivotimit dhe procesi i negociatave për formimin e Qeverisë, mund të sjell deri të na sjell të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë Fronti Europian dhe VLEN-it.
Ai e sqaron se si mund të ndodh kjo.
“BDI tani po ballafaqohet me një realitet të ri. E ka rëndë ta gëlltisë këtë realitet. Mendoj se duhet të presim të përfundojë procesi zgjedhor dhe nëse përfundon procesi zgjedhor sipas parashikimeve mund të vjen deri te rezultati 17 – 14. Ne kemi bisedime. Mundet që ky 14 të bëhet edhe 15 para formimit të Qeverisë dhe do të del rezultati 17 – 15. Kur hiqen dy deputetë turq, do të ballafaqohen 15-15 deputetë shqiptarë. Nuk mund të thirren më as në parimin e badenterit, as parim të shumicës së deputetëve shqiptarë, për votat elaborova që ne jemi fituesit”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se Ali Ahmetit i ka skaduar afati.
“Shqiptarët mjaftë i kanë dhënë Ahmetit. Mendoj se s’ka çka ofron më edhe për shkak të moshës edhe për shkak se gjatë kohë është në politikë. Mirë është të kalojë në opozitë, ta reformojë partinë do të pastrohet gjaku edhe aty sepse periudhën e fundit është rrethuar me klientelistë dhe ata që janë servilë. Tani në opozitë do ta sheh se janë ata që do të ikin të parët. Pra i ka skaduar afati, jo që ne e dërgojmë në opozitë”, deklaroi Mexhiti.