“Metro” rendit Shqipërinë si destinacion për t’u vizituar

GAZETA BRITANIKE: NJE VEND KU DUHET TE SHKOSH GJATE 2023

Gazeta prestigjoze britanike e ka renditur Shqipërinë si si një nga destinacionet kryesore që duhet vizituar gjatë viti 2023. Kryeministri Rama ka ndarë artikullin dhe po ashtu shifra për nr e britanikëve që kanë pushuar në Shqipëri, gjatë verës që lamë pas.

Shqipëria, e cila 3 dekada më parë ishte e panjohur për botën, e me hapjen e kufijve një destiancion për ata më guximtarët, në vitet e fundit ajo po vendoset në krye të listës së operatorëve turistik, ndërsa mediet prestigjioze po i bëjnë jehonë, bregdetit e alpeve tona.

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale shkrim të gazetës britanike “Metro”, e cila rendit vendin tonë në krye të listës së vendeve që duhen vizituar në 2023.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93% më shumë se një vit më pare”, shkruan ndër të tjera, kryeministri Rama në rrjetet sociale.

“Metro” jep informacion mbi kostot për të mbërritur në bregdetin shqiptar, përfshirë dhe fluturimin. Gazeta prestigjioze e konsideron Shqipërinë si një destinacion i cili ofron të gjitha llojet e turizmit dhe me një kosto shumë më të ulët se vendet e tjera të ballkanit dhe Europës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share