Nëse nuk keni pajisje për t’i bërë flokët kaçurrela ekziston një mënyrë që t’i bëni dredha me një drejtuese.
Shumica prej nesh, blejmë drejtuese për të kursyer para; kështu mund ta përdorim atë për dy qëllime jo vetëm për t’i drejtuar flokët.
Në rast se blejmë pajisje të posaçme për t’i dredhur flokët, atëherë nuk mund ta përdorim edhe për t’i drejtuar.
Por, si mund t’i dredhim flokët me drejtuese?
Një vlogere në YouTube i ndihmon vajzat pikërisht për këtë gjë dhe kjo video e saj ka marrë 2 milionë shikime.
Në videon e saj, ajo tregon me detaje se si mund t’i bëni flokët dredha përmes një drejtuese dhe metoda është 100 për qind efikase.
Por, një gjë që duhet ta keni parasysh fillimisht është që të mos dorëzoheni dhe ta ndiqni me kujdes se si bëhet kjo metodë.
Vlogerja gjithashtu këshillon vajzat që fillimisht ta praktikojnë metodën pa e futur drejtuesen në prizë, kështu do ta keni më të lehtë ta mësoni.
Pasi ta keni kuptuar, atëherë filloni aplikimin e kësaj metode.