Metereologët: Mot i lig gjatë tërë javës

LOKALISHT PROCESET DO TË JENË MË INTESIVE

Metereologët paralajmërojnë se gjatë kësaj jave, nën ndikimin e një mase jostabile ajrore, në vendin tonë do të ketë mot jostabil, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig me reshje shiu e breshëri dhe zbrazje të fuqishme elektrike.

Rreth mesditës Tetova u godit nga moti I lig me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe breshëri. Qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë shpërndarë pjesë të rrugëve të përmbytura dhe reshjet e breshërit e të shiut.

Ndryshe, të Premten Shtabi I Krizës së Komunës së Tetovës paralajmëroi për sot dezinfektimin dhe pastrimin e rrugëve pas përmbytjeve të 29 Majit. Në këtë rajon janë denoncuar 130 raste të dëmeve të shkaktuara nga zjarri dhe përmbytjet.

Metereologët bëjnë thirrje për kujdes maksimal gjatë motit të lig, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur, barinjtë kopetë t`i ndajnë në grupe më të vogla kurse makinat të mos parkohen afër drunjve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share