Korriku i këtij viti theu sipas ekspertëve, të gjitha rekordet globale të temperaturave të larta.
Por, sipas një interviste të dhënë për Bloomberg, Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike në Copernicus, tha se një valë e re nxhetësie pritet të “godasë” Europën pas 15 gushtit. “Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që pritet të shohim valë të tjera të nxehti në gusht,”- tha ajo.
Sipas një raporti të shpërndarë nga Copernicus, pjesa më e madhe e Europës kontinentale do të jetë e lagësht dhe me temperatura nën normale. Megjithatë, gjysma e dytë e muajit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi.
Veç temperaturave të ajrit, edhe temperaturat e ujit të oqeaneve pritet të shënojnë nxehtësi rekord.
Gjatë muajit të kaluar, Roma dhe Katalonja shënuan temperatura të paregjistruara më parë, ndërsa në Sardenja temrometri shënoi rekordin për korrikun me 48 gradë Celsius.