Metalurgu nga Tearca që merret me blegtori (VIDEO)

MUHAREM OSMANI: QUMËSHTIN NA E MARRIN 26 DENARË, NDËRSA NË DYQAN E SHESIN 80 DENARË

Muharemi Osmani nga Tearca e Tetovës, metalurg i diplomuar, thotë se në profesionin e tij punë nuk ka, por ka gjetur një mënyrë tjetër për të fituar të ardhura. Ai ka filluar të merret me blegtori nga e cila punë mban edhe familjen e tij. Nga 5 lopët që ai kujdeset, në ditë fiton deri në 50 litra qumësht, çmimi i të cilit thotë se nuk është i paguar mirë nëse krahasojmë çmimin që shitet në markete.

“Ekzistojmë me shumë vështirësi, por ia dalim, por me çmimin 26 denarë që e paguajnë qumështin nuk jemi të kënaqur, në dyqan shitet 80 denarë, neve na e marrin 26 denarë, subvencione të tjera kemi shumë pak, nuk kemi ndihmë as me plehra artificiale, as tëk nafta, faktikisht në ditë të sodit një bujk punon për tu pasuruar marketet, për tu pasuruar fabrikat e qumështit” – tha Muharem Osmani, blegtor.

Muharemi thotë se qumështi është përfitimi i vetëm për blegtorët dhe se nëse vazhdon të mos paguhet siç duhet, do të detyrohet ta lërë këtë punë dhe, siç thotë, të merr rrugën e mergimit.

 “Në fshatin Tearcë ka mbi 1400 shtëpi, me bujqësi merremi vetem 7 persona, dhe ka edhe paralajmërime se edhe këto 7 do të tërhiqen, përdërisa gjithë këtë mund e bëj do të detyrohem që edhe unë ta lë këtë punë dhe të marr rrugen e mergimit sëbashku me fëmijet” – deklaroi Muharem Osmani.

Përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohen blegtorët, i pyetur se kur ka blerë për herë të fundit prodhime të qumështit në market, Muharremi përgjigjet.

“Kam harruar kur, nuk mbaj mend të kem blerë qumësht në market, ndonjëherë blejmë djathë, por gjizë dhe gjithë të tjerat i kam produkte të shtëpie, vendore” – tha Osmani.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share