Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës.

Meta gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në Tiranë, e quajti kryeministrin e Shqipërisë, “struc i Rilindjes”.

“Kjo protestë historike është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Është prova e një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq, nga frika që ka nga përballja me të vërtetën me popullin…

Edi Rama në 10 vite e përdori pushteti vetëm për të kapur shtetin. Ai është i gatshëm të kënaq çdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtarë për të shtyrë afera korruptive. Rama-Mcgonigal është afera korruptive e zemërimit mbarë botërorë. Rama do të jap llogari për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë”, ka thënë Meta.

Ai po ashtu theksoi se populli i Shqipërisë e ka marr vendimin e tij kundër Edi Ramës. “Populli nuk do të lejojë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim”, tha ndër të tjera Meta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share