“Drejtësia është kapur nga Kryeministri”
“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi Ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 Mars në Çepan të Skraparit dhe s’kam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot”.
Kjo ishte përgjigjia që Ilir Meta dha pas kërkesës që SPAK-u i bëri Drejtorisë së Gjendjes Civile, që konfirmoi se ish-Presidenti nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin e tij. Por hetimet e nisura ndaj ish-Presidentit për lobim në Shtetet e Bashkuara se penguan Ilir Metën të hidhte akuza ndaj drejtësisë.
“Është kapur me fyt nga Rama. Shpresoj të mos shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë”.
Në sulm u hodh ndaj Kryeministrit edhe kur e akuzoi se inaguroi nisjen e punimeve për fushatë elektorale të Ujësjellësit të Memaliajt, pa u shpallur fituesi i tenderit.
“Fituesi është shpallur me kohë pazaret me kohë tenderi është formal, jo vetëm kaq por edhe kontrata lidhet pas tre muajsh”.
Meta paralajmëroi ditët në vijim denoncimin e të tjera skandaleve ndaj Kryeministrit, duke i kërkuar organeve ligjzbatuese që të hetojnë çdo aferë të qeverisë.
Tv Klan