Meta firmos lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begaj, hapet rruga drejt Presidencës

Nga Stambolli i Turqisë ku merr pjesë në një forum ndërkombëtar, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralit Bajram Begaj.

Ky i fundit dha dorëheqjen sot pasi është kandidati për President të Republikës i propozuar nga shumica socialiste.

Begaj pritet të votohet sot në Parlament në orën 18:00 si Presidenti i ri i vendit, detyrë të cilën e merr në 24 Korrik nëse votohet.

Për zgjedhjen e tij duhen 71 vota, teksa shumica ka 74 vota. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share