Messina Denaro: Unë jam një fermer pa shtetësi

Për herë të parë bosi i mafias mohon akuzat që rëndojnë mbi të dhe klanin Cosa Nostra e ka dëgjuar vetëm në gazeta

Për herë të parë që kur u arrestua në 16 Janar të këtij viti, bosi i mafias Mateo Messina Denaro ka dhënë folur duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të.

Në intervistën e tij të parë bosi i mafias akuzon edhe gazetarët të cilët shkruanin artikuj se ai ishte arratisur.

“Gazetarët e ndryshëm më kanë sulmuar, kanë shkruar për mua se jam një i  arratisur. Në lidhje me nofkat?! Familja ime më kishte vënë pseudonimet “U siccu” dhe “Diabolik”.

Teksa pyetet se cili ishte vendbanimi i tij i fundit, Messina Denaro përgjigjet se streha e tij e fundit ishte në Campobello ku jetonte ne fshehtësi dhe mohoi se përkiste Cosa Nostras e duke hequr nga vetja çdo përgjegjësi.

Ndërkaq Denaro jep shpjegimet dhe versionin e tij në lidhje me zhvatjet e rënda për të cilat akuzohet por për këtë gjë shprehet se do të kërkoj vetëm të vërtetën dhe të drejtën.

“Do t’ju përgjigjem për gjithçka. Secili përgjigjet me dinjitetin e vet për atë që bën. Shteti më mori gjithçka por nga ana tjetër dhe edhe sikur të kisha diçka nuk do ta thoja, do të ishte marrëzi, do të isha budalla”.

Gjatë marrjes në pyetje, ai mohon se kërcënoi vajzën e Giuseppina Passanante vajzën e mikut të babait të tij si dhe burrin e saj për të marrë me forcë një tokë familjare.

Messina Denaro mohon çdo përgjegjësi në këtë aferë, si dhe mohon të jetë një mafioz, duke pretenduar se ai u kufizua vetëm në shkrimin e një letre për të marrë atë që ishte e tij.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 Janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij.

E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Rinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Rinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e prokurorëve të antimafias Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992 dhe përballet me një  tjetër dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona një vit më pas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share