Messi zgjedh sportistin më të madh të të gjitha kohërave – nuk është futbollist

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka zgjedhur legjendën e basketbollit, Michael Jordan, si sportistin më të madh të të gjitha kohërave.

Messi ka krijuar trashëgimi të madhe në botën e futbollit me shume njerëz që e cilësojnë më të madhin e historisë.

Megjithatë, kur bëhet pyetje për sportistin më të madh në përgjithësi, edhe vet Messi e thotë një emër tjetër. Bëhet fjalë për ish-basketbollistin, Jordan.

“Në sport, Michael Jordan më duket më i madhi ndonjëherë. Sidomos pasi shikon serialin e tij dhe, e dini, “Vallëzimi i Fundit”… ju merr mendjen. Është një kryevepër, është mbresëlënëse”, ka thënë fillimisht Messi për Juan Pablo Varsky.

“Kjo gjithashtu më afroi më shumë me të dhe më ndihmoi të kuptoja pak më shumë se kush ishte ai. Është turp që nuk mund ta përjetoja personalisht atë epokë sepse do ta kisha dashur”.

Kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçari lavdëron legjendën e NBA-së.

“Personi me të cilin do të doja të bëja një foto është Michael Jordan – do të doja ta takoja”, kishte deklaruar Messi një herë për mediat.

Është mjaft e habitshme që ky takim ende nuk është zhvilluar pasi Leo nënshkroi për Inter Miami.

Ai ka takuar shumë të famshëm që atëherë, por jo ende të preferuarin e tij Jordan. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share