Lionel Messi, ndoshta as edhe vet nuk do ta kishte menduar se do ta nisë furishëm sezonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Messi i shënoi edhe dy gola të tjerë kundër FC Dallasit.
Ai realizoi qysh në minutin e gjashtë, e doli sërish në skenë në minutin e 85-të duke e barazuar në 4 me 4 rezultatin.
Shtatë herë fituesi i “Topit të artë” ishte i saktë edhe nga pika e bardhë, gjatë ekzekutimit të penalltive.
Kështu Inter Miami, shkon në finalen e Ligës së Kupës.
Argjentinasi kështu arriti në kuotën e shtatë golave në 4 ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.