Ndeshja e gjysmëfinales Kroaci – Argjentinë, do të jetë “betejë” e dy legjendave të futbollit – Luka Modriqit dhe Lionel Mesit. BBC duke paralajmëruar ndeshjen ka vënë titullin se Kampionati Botëror në Katar është shansi I fundit që të fitojnë Kupën e Botës.
“Dy ikona, fitues të Topit të Artë me numrin 10 në shpinë. Dy finalist që kanë humbur në finale të Kampionatit Botëror. Dy kapitenë. Një shans që më në fund të arrijnë majën e botës së futbollit dhe të ngrejnë trofeun para se të pensionohen” – shkruan BBC duke paralajmëruar këtë ndeshje.
Mesi para Kampionatit Botëror kishte paralajmëruar se ky do të jetë botërori I fundit. Sulmuesi I PSZH-së ka 35 vjet dhe sipas të gjitha gjasave do t`i thotë lamtumirë kombëtares pas Botërorit të Katarit.
Nga ana tjetër, Luka Modriq, ende nuk ka vendosur. Kapiteni i Kroacisë ka 37 vjet.