Një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, Andres Iniesta ka vendosur t’i jap fund karrierës së shkëlqyer në moshën 40 vjeçare.
Lionel Messi i ka dërguar një mesazh të përzemërt për pensionim për Andres Iniesta, ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona.
“Ti je një nga bashkëlojtarët më simpatikë me të cilët kam pasur kënaqësinë të luaj”, ka thënë Messi në letrën e tij në Instagram.
“Topi do të na mungojë, po ashtu edhe neve. Të uroj gjithmonë më të mirat, je fenomenal”, shtoi ikona e Barçës.
Messi fitoi katër Liga të Kampionëve me Iniestën në Barcelonë përpara se legjenda spanjolle të largohej nga Camp Nou për të vazhduar karrierën e tij në Japoni.
Iniesta më në fund doli në pension në moshën 40-vjeçare pas një karriere që zgjati dy dekada e gjysmë./Telegrafi/