Messi do të rinovojë me PSG

Ronaldo refuzohet nga Eintracht Frankfurt

Lionel Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Franca. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së gjatë sezonit 2023-2024! Pritet që argjentinasi të rinovojë kontratën. Kontaktet me Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit kanë qenë të vazhdueshme prej 3 muajsh. Në fillim të Dhjetorit, u arrit një marrëveshje në parim. Firma në letër do të hidhet sapo lojtari të kthehet nga pushimet ku do të përcaktohet kohëzgjatja dhe shuma financiare.

Nuk ka qënë e vështirë që të bindet futbollisti më i mirë në botë, pasi PSG i ofron dy elementë thelbësorë në sytë e tij: familja e tij është e lumtur në Paris dhe klubi i jep mundësinë të qëndrojë në nivelin më të lartë të futbollit europian që është Champions League. Tashmë që rivaliteti me Cristiano Ronaldo është praktikisht i mbyllur, Messi që ka arritur kulmin e karrierës me trofeun e Botërorit, mund të arrijë apo edhe të kalojë numrin e golave të shënuar nga portugezi në garën më të fortë për klubet në kontinent.

Ekziston gjithashtu mundësia që PSG të fitojë edhe Champions.

Së bashku me Mbappe dhe Neymar, Messi formon sulmin më madhështor në historinë e futbollit.

Në moshën 35-vjeçare, ai i kalon kufijtë dhe tregon se mosha e pensionit nuk ka ardhur ende. Dhe nuk ka dyshim se situata e Ronaldos, yllit planetar pa klub që nga ky dimër, nuk e ka lënë indiferent argjentinasin.

Mësohet se së fundmi shërbimet e CR7 i ka refuzuar Eintracht Frankfurt. Ka të dhëna që Ronaldo tu jetë ofruar edhe disa klubeve të tjera me emër në Éuropë dhe që marrin pjesë në Champions League, por sërish asnjë prej tyre nuk ka pranuar ta ketë në skuadër.

Ronaldo është më pranë Arabisë Saudite. Mediat spanjolle raportojnë se marrëveshja me Al-Nasr mund të zyrtarizohet shumë shpejt.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share